25 Korrik 2014 –
Ambasada PINK / LGBT Pro në mbështetje të përpjekjes globale të aktivistëve
LGBT dhe atyre të të drejtave të grave dhe vajzave, i kërkon Qeverisë shqiptare
dhe Ministrive të Jashtme, të Financave dhe Mirëqënies Sociale që ti kërkojnë
Bankës Botërore të ndryshojë dhe përmirësojë politikat e saj të investimit,
duke rritur efektivisht dhe konkretisht masat mbrojtëse për grupet e shoqërisë
që janë ndër më të prekurat nga varferia, përkatësisht gratë dhe personat LGBT.
Në takimin e parë të
realizuar, Prillin e kaluar midis aktivistëve LGBT nga e gjithë bota dhe
sektorit të barazizë gjinore pranë Bankës Botërore, ku ishte e pranishme edhe
Ambasada PINK, u diskutua mbi angazhimin e Bankës për të përgatitur një model
të ri investimi në nivel global, ku ndër të tjera do të kërkohet më shumë
angazhim dhe përpjekje nga autoritetet shtetërore për të ndihmuar zhvillimin e qytetarëve
të tyre pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor.
Drafti i fundit i
politikave mbrojtëse të Bankës Boterore është zhgënjyes sepse ai nuk adreson
nevojat e grave, vajzave dhe minoriteteve seksuale e gjinore. Politikat mbrojtëse
të Bankës janë krijuar për të shmangur dhe minimizuar impaktin negativ social
dhe mjedisor të projekteve të financuara prej saj, veçanërisht në lidhje me
grupet e varfra dhe të margjinalizuara. Në vendet ku operon Banka gratë, vajzat
dhe minoritetet seksuale e gjinore janë shpesh ndër më të varfrat dhe të
margjinalizuarat.
Gratë dhe vajzat
vuajnë në mënyrë jo-proporcionale nivele të larta të dhunës. Mesatarisht ato
fitojnë 20% me pak se burrat dhe asnjë rajon i botës nuk ka arritur objektivin
5 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, që synon të ulë vdekshmërinë e nënave me ¾
brenda vitit 2015. Në të njëjtën mënyë, minoritetet seksuale dhe gjinore shpesh
vuajnë dhunë, diskriminim të vazhdueshëm dhe margjinalizim. Çmimi i përjashtimit
të tyre ekonomik është shumë i lartë. Sipas rezultateve paraprake të studimit “Kostoja e homofobisë” humbjet ekonomike
që vijnë nga përjashtimi i minoriteteve seksuale dhe gjinore në një vend si
India, mund të shkojë deri në 30.8 miliarda dollare, ose 1.7% e PPB-së. Implementimi
i politikave gjithëpërfshirëse e mbrojtëse për minoritetet seksuale dhe gjinore
do të bënin të mundur që të integroheshin nevojat specifike të grupeve të
margjinalizuara, të përfitonin nga projektet zhvilluese të Bankës Botërore dhe
të kishin mundësi të merrnin pjesë në ekonominë e vendit të tyre.
Në draftin e rij,
gratë, minoritetet seksuale dhe gjinore, përmenden brenda një liste shumë të
gjatë grupesh vulnerabël, të cilave Banka do “t’u japë vëmendjen e nevojshme”.
Ndërkohë, Banka deklaron se në politikat e saj të reja do të “sigurohet që të
mos ketë paragjykim apo diskriminim ndaj grupeve apo individëve vulnerabël”.
Pavarësisht një pune dy-vjeçare, Banka Botërore nuk arriti të shkojë përtej
referencave sipërfaqësore për gratë, vajzat dhe minoritetet seksuale e gjinore
dhe deklaratave të vakëta gjithpërfshirëse. Drafti nuk është i qartë përsa i
takon mënyrave se si do bëjë të mundur adresimin e nevojave të minoriteteve.
Vetë dispozitat janë të varuara nga hapësira e madhe e veprimit që u lejohet
stafeve të Bankave dhe vendeve huamarrëse për të vendosur vetë se si, kur dhe në
çfarë mënyrë ti përshtasin masat mbrojtëse. Për aq kohë sa Banka i shmanget
vendosjes së standarteve të qarta, masave llogaridhënëse, dhe qëllimeve të
qarta, situata e grupeve të margjinalizuara nuk do të përmirësohet nga masat
mbrojtëse aktuale.
Banka Botërore duhet
të mbajë premtimin e saj duke u siguruar që gratë, vajzat, dhe minoritetet
seksuale e gjinore të përfitojnë njësoj nga investimet e saj. Për të arritur
këtë, politikat e reja mbrojtëse duhet të përfshijnë masa të posaçme mbi
Orientimin Gjinor dhe Seksual dhe Identitetin Gjinor dhe Shprehjen Gjinore
(SOGIE) me standarte për vlerësimin social, mbikqyrjen e qartë të progresit dhe
strukturat monitoruese si dhe një implementim të detajuar të planit dhe
buxhetit të cilat vlerësojnë nevojat dhe çështjet specifike të këtyre grupeve
shoqërore.
Nënshkruar nga:
Altin Hazizaj,
Shqipëri
Bisi Alimi, Nigeri
Clare Byarugaba,
Ugandë
Jonas Bagas, Filipine
Khemraj Persaud,
Guyana
Mirosłaëa Makuchoëska,
Poloni
Xiaogang Ëei, Kinë
Xin Ying, Kinë
FUND
No comments:
Post a Comment