17 Korrik 2014 – Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi
sot trajnimin e parë me tematike LGBT me
përfaqësues të lartë të gjashtë Bashkive të vendit. Drejtues të sektorëve kyçë,
nga Bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Shkodër si dhe përfaqësues
nga zyra e Avokatit të Popullit (AP) dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga
Diskriminimi (KMD) ishin të pranishëm në trajnim.
Copyright: PINK Embassy 2014 |
Ky aktivitet, është i pari në kuadër të Projektit “Përmirësimi
i jetës së personave LGBT në nivel lokal” implementuar nga Ambasada PINK / LGBT
Pro Shqipëri në bashkëpunim me AP dhe KMD dhe me mbështetjen e Bashkimit
Europian. Projekti synon të risë njohuritë e punonjësve të Bashkive, OJF-ve,
mediave, shkollave dhe institucioneve të tjera në gjashtë qytetet e sipërpërmendura,
me synim rritjen e ndërgjegjësimit të vetë institucioneve mbi këtë çështje por
edhe integrimin e tematikës LGBT përtej Tiranës.
Ekspertët e Bashkive, të cilët vinin me një eksperiencë të
gjatë dhe të vyer në punët me komunitetet e ndryshme në nevojë dhe grupet e
ndryshme sociale, morën njohuri të detajuara mbi përkufizimet LGBT,
problematikat, dhe çështjet të tilla si çështjet gjinore, heteronormativiteti,
interseksionaliteti, fjalimet dhe krimet e urrejtjes, ligji anti-diskriminim,
shembuj pozitive etj.
Vetë ekspertët dhanë një kontribut të çmuar në realizimin e
trajnimit, me njohuritë e tyre. Në vlerësimin e tyre ata gjykuan se trajnime
dhe aktivitete ndërgjegjësuese me temën LGBT duhet të bëhen me sa më shumë
punonjës të administratës publike dhe me një pjesëmarrje më të gjerë nga grupe
të ndryshme interesi. Ata gjithashtu vlerësuan synimin e këtij projekti për të
realizuar fushata ndërgjegjësuese, leksione dhe prezantime me grupe të ndryshme
nga të gjashtë qytetet që janë përfituese të projektit.
Gjatë 12 muajve të fundit, Ambasada PINK realizoi takime pune
me Kryetarët dhe nën-Kryetarët e Bashkive Durrës, Elbasan, Korçë, Tiranë, Vlorë
dhe Shkodër dhe gjeti mbështetjen e tyre maksimale për të nisur me prezantimin
dhe njohjen e kësaj çështje edhe në nivel vendor.
Pjesë e këtij projekti është edhe realizimi i studimeve mbi
situatën e diskriminimit dhe bulizmit në shkollat e mesme dhe zhvillimi i
trajnimeve me mësues dhe psikologë nga shkollat e qyteteve përfituese.
No comments:
Post a Comment