14 Korrik 2014 –
Parlamenti maqedonas pritet që këto ditë të diskutojë një mocion të ri për të bërë
ndryshime në Kushtetutë me qëllim ndalimin e martesave të gjinisë së njëjtë dhe
të drejtës sa adoptimit.
Ky mocion synon që
ta përkufizojë martesën në mënyrë strikte si një bashkim midis një burri dhe një
gruaje, dhe ka qenë një nga premtimet e partisë nacionaliste në pushtet
drejtuar nga Kryeministri Nikola Gruevski.
Që të miratohet
mocioni ka nevoje për 2/3 e votave, çka do të thotë se për të kaluar ligjin
duhet edhe mbështetja e partive më të vogla. Konkretisht pritet që Partia
Demokratike Shqiptare e Maqedonisë të japë ato vota që do bënin të mundur këtë
ndryshim.
Në lidhje me këto
ndryshime në Kushtetutë ka reaguar partia më e madhe opozitare, Social Demokratët,
të cilën refuzojnë të mbështesin mocionin, duke e quajtur atë të vjetëruar.
Reagojnë aktivistët
Në një letër të
hapur, dërguar deputetëve shqiptarë të Parlamentit maqedonas, aktivistët e LGBT
United Macedonia i apelojnë faktorit politik të përmbahet dhe të mos i aprovojë
këto ndryshime të cilat do ti caktonin personat LGBT si qytetare të dorës së
dytë. Ata i kujtojnë politikanëve se personat LGBT janë edhe mes shqiptarëve
dhe se kjo çështje nuk i përket vetëm një komuniteti apo nacionaliteti.
Situata ligjore dhe
sociale e komunitetit LGBT në Maqedoni ka qenë shumë e vështirë gjatë viteve të
fundit, sidomos për shkak të politikës homofobike të qeverisë Gruevski.
Aktivistët LGBT dhe shoqëria civile në vend prej kohësh kërkojnë përfshirjen e
orientimit seksual dhe identitetit gjinor në ligjin anti-diskriminim të vendit.
No comments:
Post a Comment