28 Maj 2014 – Përkundër
miteve dhe debateve të kohës, koncepti i krishtërimit për martesën nuk është
gdhendur në gur që nga ditët e Krishtit, por ka evoluar si koncept dhe ritual.
I ndjeri Profesor Xhon Bosuell, shef i Departamentit të Historisë pranë
Universitetit të Yale (Jeil) në ShBA zbuloi në dokumentet liturgjike të Kishës
antike, bashkësi martesore jo vetëm mes gjinive të ndryshme por edhe mes gjinive
të njëjta. Ndër këto dokumenta u zbuluan ceremoni të quajtura “Zyra e Unionve të
Gjinisë së Njëjtë (të shekujve të 10të dhe 11të) por edhe të “Urdhërit të
Bashkimit të dy Burrave” (shekujt e 11të dhe 12të).
Ritet kishtare ku
bashkoheshin dy persona të gjinisë së njëjtë, kishin gjithë simbolikën e
martesave heteroseksuale: i gjithë komuniteti mblidhej në kishë, çifti bekohej
në altar teksa takonin duart e djathta, bëheshin betimet e shenjta, një prift
zyrtarizonte bashkimin përmes Eukarisë[1]
dhe gjithçka përfundonte me festën ku merrnin pjesë gjithë të ftuarit. Të gjithë
këto elementë shfaqen edhe në ilustrimet artistike të asaj kohe, si përshembull
unionin e shenjtë të Perandorit-Luftëtar Bizantin, Bazili i Parë (867-886 Erës
së Re) dhe partnerit të tij Xhon.[2]
Në muzeun a artit të Kievit në Ukrainë, gjendet një
ikonë interesante nga Manastiri i Shën Katerinës në Malin Sinai të Izraelit.
Aty shfaqen dy shenjtorë të krishterë. Në mes tyre ndodhet një “mblesëtar” (i
quajtur ndryshe pronubus) ose shoqërues i çiftit, teksa kujdeset për martesën.
Ky pronubus shfaqet të jetë Krishti. Çifti
që po martohet janë të dy burra.
Mos vallë ikona
sugjeron se është duke u zhvilluar një “martesë” gej e shenjtëruar nga vetë
Krishti? Ideja mund të duket shokuese, por përgjigjet vijnë nga vetë burimet e
hershme kishtare. E tillë është ikona e Shën Sergius dhe Shen Bachus, dy ushtarë
romakë që njihen si martirë të krishtërimit. Këta dy oficerë të ushtrisë
romake, provokuan inatin e Perandorit Maksimilian kur u ekspozuan se ishin të
krishterë, pasi refuzuan të futen në një tempull pagan. Të dy shenjtorët u dërguan
në Siri rreth vitit 303 të Erës sm Re, ku mendohet se Bachus u vra nga
gjuajtjet me kamzhik. Ndërkohë mendohet që Sergius ti ketë mbijetuar torturës
por më pas vdiq duke i prerë kokën. Legjenda thotë se Bacchusit iu shfaq
Sergius si ëngjëll, duke e ftuar të jetë i fortë sepse shumë shpejt ata do të
bashkohen në parajsë.
Ndërkohë që vendosja
krah për krah e shenjtorëve ishte diçka e zakonshme, sidomos në krishtërimin e
hershëm, vendosja krah për krah e këtyre dy burrave konsiderohet nga kritikët
si veçanërisht intime. Në një shpjegim të tijin, Severus, Patriarku i Antokias[1]
(512-518 e Erës sonë) thoshte se “nuk mund të ndajmë me fjalë ata (Sergius dhe
Bachus) që janë bashkuar në jetë. Ky nuk është një rast i thjeshtë dashurie vëllazërore”.
Në përshkrimet e bëra gjatë shekullit të 10-të për dy shenjtorët, Shën Sergius
festohet si “bashkëudhëtari dhe i dashuri i ëmbël” i Shën Bacchus. Marrëdhënia
e ngushtë e Sergius dhe Bachus i ka shtyrë shumë studiues modernë të besojnë së
marrëdhënia mes tyre ishte ajo e dy të dashuruarve. Ndërkohë, dëshmia më e fortë
që mbështet këtë qëndrim është teksti i parë dhe origjinal i martirizimit të
tyre, shkruar në Testamentin e Ri Grek duke i përshkruar ata si “erastai” ose
“dashnorët” (lovers). Me fjalë të
tjera ata ishin një çift meshkujsh homoseksualë. Lidhja dhe marrëdhënia e tyre
jo vetëm që njihej, por pranohej dhe festohej në kishën e hershme e cila del të
ketë qenë shumë më tolerante se Kisha e sotme.
Unionet e krishtera
mes gjinisë së njëjtë kanë ndodhur edhe në Irlandë gjatë shekujve të 12-të dhe
të 13të, siç shkruhet nga historiani Gerald i Wellsit (Geraldus Cambrensis).
Unionet e gjinisë së
njëjtë në Europën para-moderne na paraqesin në mënyrë të detajuar disa ceremoni
mes gjinisë së njëjtë të gjetura në dokumente liturgjike antike. Një rit grek i
shekullit të 13-të përkujtonte Shën Sergin dhe Shën Bacchus, dhe i bënte
thirrje Perëndisë të “mbrojë ata, Shërbëtorët e tij, që të dashurojnë njëri-tjetrin
dhe të mos jenë shkak skandali për gjithë jetën e tyre, me ndihmën e Perëndisë
dhe gjithë Shenjtorëve”. Ceremonia mbyllet me fjalët “dhe ata do të puthin Ungjillin
e Shenjtë dhe njëri-tjetrin”.
Një tjetër rit është
ai serb i shekullit të 14-të, me bashkimin e dy burrave dhe dy grave, me çiftet
që vendosnin duart e tyre të djathta në Ungjill duke mbajtur kryqe në duart e
majta. Pasi puthnin Ungjillin, çiftet kërkohej të puthnin njëri-tjetrin, pas të
cilit, pas kryerjes së Eukarisë, do ti bekoheshin në bashkim.
Të dhëna për martesa
mes gjinisë së njëjtë janë gjetur në arkivat e Vatikanit, Shën Petërburgut,
Parisit, Stambollit dhe të Sinait duke mbuluar mbi një mijë vjet nga shekulli i
8-të deri në shekullin e 18-të.
Misionari Domenikan
dhe Kryemurgu, Zhak Goar (1601-1653), i përfshin të tilla ceremoni në një
koleksion lutjesh ortodokse greke të quajtura “Euchologion Sive Rituale Graecorum
Complectens Ritus Et Ordines Divinae Liturgiae”. (Paris 1667)
Ndërkohë që
homoseksualiteti ishte teknikisht i paligjshëm që në epokën romake, shkrimet
homofobike nuk u shfaqën në Europën Perëndimore deri në fund të shekullit të 14-të.
Edhe atëhere, Kisha vazhdoi të shenjtëroje martesat mes gjinisë së njëjtë.
Në Kishën e Shën
Gjon Lateranit në Romë (e njohur tradicionalisht si kisha e famullisë së Papës),
në vitin 1578 u bashkuan në martesë plot 13 çifte të gjinisë së njëjtë, gjatë
një ceremonie madhështore e cila u bashkë-përgatit me klerikët e lartë të
Vatikanit. Sipas raportit të kohës ata u martuan “duke u bashkuar, duke përdorur
të njëjtat Shkrime të Shenjta, pas të cilit ata hëngrën dhe fjetën bashkë”. Një
tjetër çift grash është raportuar të jenë martuar në Dalmaci në shekullin e 18-të.
Kërkimet akademike
të Profesor Boswellit janë kaq të mirë dokumentuara dhe të vëertetuara saqë
ngrejnë pyetje serioze mbi liderët modernë të Kishës dhe të krishterëve
heteroseksualë mbi sjelljen e tyre kundrejt homoseksualitetit.
Që Kisha të injorojë
faktet historike të evidentuara nga vetë arkivat e saj mund të quhet
burracakëri dhe mashtrim. Faktet tregojnë në mënyrë bindëse se atë çka Kisha
modern e quan si qëndrimin e saj tradicional dhe të pandryshuar kundrejt
homoseksualizmit është në fakt krejt ndryshe.
Kjo vërteton në
fakt, se përgjatë dy mijëvjeçarëve të fundit, në famulli dhe katedrale të të
gjithë krishtërimit, nga Irlanda në Stamboll apo edhe në zemër të vetë Romës,
marrëdhëniet homoseksuale janë pranuar si shprehje të vlefshme të dashurisë së
falur nga vetë Perëndia, me gjithë përkushtimin e dy njerëzve për
njëri-tjetrin, një dashuri që mund të festohet, nderohet, bekohet përmes
Eukarisë, në emër të dhe me praninë e Jezu Krishtit.
FUND
Përktheu në
Shqip: Amarildo Fecanji
Shkrim I Thos Payne
nga The Colfax Record
Shënim: Ambasada
PINK / LGBT Pro është anëtare e Rrjetit Ndërfetar Global për mbrojtjen e
personave me orientim seksual dhe identitet gjinor të ndryshëm (GIN Network). Ky rrjet ndër të tjera
synon të ndërtojnë një dialog të shëndetshëm dhe pozitiv midis lëvizjes LGBT në
botë dhe institutioneve fetare dhe promovimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe
pranimit të personave LGBT në komunitetet e të gjitha besimeve fetare në botë.
[1]
Antokia – Qytet antik grek, i pozicionuar ne Turqine jugore, buze detit Mesdhe.
Shen. i përkthyesit
[1]
Eukaria – Ceremoni e krishterë që përkujton Darkën e Fundit, gjatë të cilës
buka dhe vera bekohen dhe më pas konsumohen. Shënim i Përkthyesit.
[2] http://queerhistory.blogspot.com/2010/09/basil-i-of-byzantium-867-886.html
Artikull mbi jetën e Perandorit Bizantin. Shënim i Përkthyesit.
No comments:
Post a Comment