Fëmijët
në situatë rruge janë ndër grupet më vulnerabël dhe shume prej të
drejtat e tyre janë shkelur. Ata jetojnë në kushte të papranueshme
fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë
në shkollë dhe shpesh herë janë subjekt i formave të ndryshme të
dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Studimi Kombëtar mbi fëmijët në
situatë rruge në Shqipëri mbështetur nga UNICEF, ka sjell një sërë
gjetjesh të rëndësishme mbi permasat e fenomenit te fëmijëve
në situatë rruge. Sipas studimit, 720 fëmijë jetojne në situatë rruge
vetëm në Tiranë, ndersa mbi 2500 në të gjithë territorin e vendit
tonë.
Ministria
e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në
bashkepunim me Bashkinë e Tiranës dhe një serë organizatash, kanë
ndërrmarrë një Nismë për fëmijët
në situatë rruge, e cila synon mbrojtjen dhe përkujdesin e këtyre
fëmijeve si dhe mbështetjen e familjeve të tyre.
Ne
kuadër të kësaj Nisme, më 12 Qershor 2014, në diten ndërkombëtare
kundër punës së fëmijëve, do të organizohet një fushatë ndërgjegjësuese e
cila do
të bazohet në punë ndërgjegjësimi të grupeve
vullnetare, nëpër zonat me të nxehta në lidhje me punën e fëmijëve ne
situatë rruge në Tiranë. Puna ndërgjegjësuese do të konsistojë në
ndërveprimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, komunikimit
dhe shpërndarjen e fletushkave informative/ndërgjegjësuese.
Mesazhet
e shperndara do të synojnë të sensibilizojnë mbi fenomenin e fëmijëve
në situatë rruge. Gjithashtu do të jepet mesazhi qytetarëve që duke i
dhënë para fëmijeve që punojnë apo
lypin në rrugë, mendojnë se janë duke ndihmuar fëmijën, kur në fakt,
ata janë duke ushqyer një biznes të shfrytëzimit të fëmijëve për pune
në rrugë.
Grupet e vullnetarëve janë të lutur të paraqiten më datë 11, ora 15h00, në ambjentet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për tu udhëzuar më tepër mbi organizimin e fushatës dhe mesazheve që do të shpërndahen.
No comments:
Post a Comment