Ambasada
PINK dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut janë njohur gjatë ditës së
sotme nga Gazeta Panorama me një të ashtëquajtur Peticion të 57
pseudo-intelektualëve, të cilët ndër të tjera kanë një të përbashkët:
nxitjen e urrejtjes dhe homofobisë ndaj cdo personi LGBT dhe
mbështetësve të tyre në Shqipëri. Reagimi me ç’duket është grahma e
fundit e injorancës dhe paditurisë intelektuale, që kërkon të refuzojë
dijen dhe shkencën, vlerat dhe moralin më të mirë të shoqërisë, ku çdo
njeri gëzon të drejtat në mëyrë të barabartë të pacënuara nga askush.
Peticioni
të kujton fletë-rrufetë e kohës së Enver Hoxhës, ku
pseudo-intelektualët pa vlera morale dhe ideologjike, të shtyre si
hijena nga partia e punës, dërgonin në purgatorin e vrasjeve dhe
pushkatimeve njerëz të pafajshëm, për të vetmen arsye se ata luftonin
për një shoqëri të hapur, demokratike, ku çdo njeri të respektohej në të
drejta dhe dinjitet.
Pabukësia
mendore e këtyre pseudo-intelektualëve, që ende nuk e kanë bërë publike
se cilat qarqe i kanë nxitur për të mbajtur një reagim të tillë të
brujtur në halet e urrejtjes, kërkon të mbajë nën errësirën e injorancës
dhe paditurisë çdo qytetar shqiptar që ëndërron të jetë i njëjtë dhe i
barabartë me çdo qytetar europian. Thirrja, përpos nxitjes së urrjejtes
shoqërore, paragjykon vlerat më të mira të shoqërisë së brishtë në
Shqipëri, duke kërkuar që të na shpjerë në Anadoll apo Arabinë Saudite,
ku gratë duhet të jenë të mbuluara me shami kokë e këmbë dhe personat
LGBT duhen dënuar me vdekje.
Të
jesh person LGBT do të thotë që je PRO-FAMILJES! Të jesh person LGBT do
të thotë që je për një shoqëri, ku secili jeton i barabartë në dinjitet
dhe në vlera. Të jesh person LGBT do të thotë të luftosh kundër
urrejtjes, diskriminimit, pabarazisë dhe paditurisë shoqërore! Rreziku
familjes shqiptare nuk i vjen as komuniteti LGBT, as nga Paradat apo
shfaqet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Rreziku i familjes
shqiptare qëndron tek pabarazia, ku çdo anëtar i familjes duhet të jetë e
nënshtruar përkundrejt burrit dhe ku ai dhe vetëm ai mund të vendos për
këdo e për çdo gjë!
URRJEJTJA NUK ËSHTË ZGJIDHJA! THUAJ PO DASHURISË!
No comments:
Post a Comment