
Takimet e punës u
zhvilluan me Presidentin e Bankës Botërore Z. Jim Kim si dhe Drejtorin
Ekzekutiv për Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë Z. Piero Cipollone. Pjesë e
aktiviteteve ishin edhe një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, një tryezë
pune me kongresmenë të ndryshëm dhe takimi me përfaqësues të Administratës së
Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.
Aktivistët LGBTI
vinin nga pjesë të ndryshme të botës si Shqipëria, Polonia, India, Libani,
Brazili, Nigeria, Uganda, Filipinet, Kina, Rusia, Meksika, Kosta Rika dhe
Guiana. Ata mundën të ndajnë historitë e diskriminimit dhe persekutimit që
personat LGBTI vuajnë mbi baza të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Takimet shërbyen për të ndarë perspektivat e punës që aktivistët bëjnë në
vendet e tyre dhe sfidat që hasen për shkak të shtypjes dhe diskriminimit
sistematik.

17 anëtarë të Bordit
të Drejtorëve Ekzekutivë u takuan me aktivistët për tu njohur me kërkesat e tyre,
prej të cilave kryesorja ishte angazhimi i mëtejshëm i BB-re jo vetëm në adresimin
e diskriminimit kundër grave dhe personave LGBT por gjithashtu edhe në lehtësimin
e hulumtimeve mbi pasojat e diskriminimit.
Së shpejti BB do të
përgatisë një model të ri investimi në nivel global, ku ndër të tjera do kërkojë
më shumë angazhim dhe përpjekje të shteteve për zhvillimin dhe përparimin e
njerëzve pavarësisht orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.
No comments:
Post a Comment