Tiranë, 26 Maj 2014
- Ambasada PINK dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri kanë mësuar
prej disa ditësh publikimin e një peticioni të nënshkruar nga 57 të ashtë-quajtur
intelektualë, nën titullin “Familje e shëndoshë, atdhe i shëndoshë”. Ky
peticion, i cili nxit publikisht urrejtjen kundër personave me orientim seksual
dhe identitet gjinor LGBT, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, u publikua
fillimisht në faqen 7 të Gazetës Panorama, të datës 21 Maj 2014.
Ndërkohë ditën e
enjte, në po të njëjtën gazetë, Dr. Agron Gjekmarkaj, emri i të cilit ishte
publikuar zyrtarisht si nënshkrues i peticionit prej 57 personash, deklaroi
publikisht se ai nuk ishte nënshkrues I peticionit (Gazeta Panorama, datë 22
Maj 2014, reagim nga Agron Gjekmarkaj nën titullin “Teknologjia e fabrikimit të
peticioneve”.
Po në datë 22 Maj
2014, në versionin on-line të gazetës Panorama (www.panorama.com.al) tek artikulli i botuar në datë 21 Maj në lidhje me
peticionin, nga version origjinal i 57 intelektualëve nënshkrues, hiqen pa asnjë
shpjegim dy emra: Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela (zv.kryeredaktor i Gazetës
MAPO).
Këto denoncime dhe
ndryshime tregojnë se një pjesë e nënshkruesve të peticionit janë mashtruar qëllimisht
nga ata që kanë nxitur nënshkrimin e këtoj peticioni diskriminues, duke përdorur
në mënyrë të pa-autorizuar emrat e disa personave dhe rrjedhimisht duke
mashtruar publikisht opinionin publik në lidhje me këtë çështje. Në bindjen tonë
autorët dhe nxitësit e këtij peticioni kanë kryer të paktën 2 vepra penale të dënueshme
nga Kodi Penal dhe që për më tepër mos-ndëshkueshmëria e tyre vetëm do të nxisë
rrezikshmërinë shoqërore të nënshkruesve të saj dhe të atyre që besojnë se
urrejtja dhe diskriminimi janë zgjidhje.
Nisur nga sa
më sipër ne i kërkojmë Prokurorisë së Përgjithshme të hapë në mënyrë të menjëhershme
hetime për mashtrim (Neni 143 i Kodit Penal) dhe Nxitjen e urrejtjes ose
grindjeve (Neni 265 i Kodit Penal), duke marrë në konsideratë edhe nenin
50, pika “j” të Kodit, pasi autorët e kanë kryer veprën penale në rrethana rënduese.
Komuniteti LGBT pret
nga institucionet e zbatimit të ligjit që ato të mbrojnë të drejtat e çdo
personi, kur ata rrezikohen nga krimi. Në këtë aspekt Prokuroria ka një përgjegjësi
në ndjekjen e çdo rasti të tillë ku rrezikohet një grup i tërë shoqëror nga
diskriminimi dhe krimet e urrejtjes.
Ambasada PINK / LGBT
Pro Shqipëri
Shtëpia e të
Drejtave të Njeriut në Shqipëri
No comments:
Post a Comment