I shkruan Papës duke i rrëfyer vuajtjet e
tij. Në Vatikan e presin së bashku me të fejuarën
Diego Neria Lejarraga |
Diego Neria Lejarraga është 48 vjeç dhe katolik praktikant. Ai vjen nga
një familje katolike dhe ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me Kishën,
deri në momentin që Diego, i cili ka lindur femër, kreu tranzicionin fizik për
tu kthyer në mashkull. “Si mund të mendosh se do hysh në Kishë me gjendjen tënde?
Ti nuk je i denjë”. Këto ishin komentet që dëgjonte në famullinë e tij në qytezën
e Estremadurës në Spanjë. Në një intervistë për një portal spanjoll, Diego
tregonte se si një prift, teksa e takoi në rrugë i tha “bijë e djallit”, duke iu
drejtuar në gjininë femërore.
Burri nuk u dorëzua përpara idesa se Kisha e tij mund ta përjashtonte
dhe për këtë arsye i shkruajti Papa Françeskut. Kështu rreth Krishtlindjeve,
Diego mori dy telefonata nga Roma, njëra nga Papa, duke e ftuar për vizitë në
Vatikan së bashku me të fejuarën e tij, me të cilën edhe do të martohet.
Papa Francesku |
“Telefonata e parë – tha Diego – ishte më shumë nga çfarë unë prisja
dhe shpresoja. Në telefonatën e dytë nuk arrija ta besoja se çfarë po më
ndodhte, sepse e di që rasti im nuk është asgjë dhe se ka shumë njerëz të cilët
vuajnë në këtë botë. Unë nuk e merritoj vëmendjen e Papës”.
Takimi privat me Papën u zhvillua të shtunën e kaluar në rezidencën
Santa Marta. Burri nuk tregoi se çfarë diskutoi me Papën por sipas të përditshmes
spanjolle hoy.es ata u përqafuan dhe Diego ishte ndier sërish i pranuar nga
Kisha.
--- --- ---
No comments:
Post a Comment