Viti 2014 parashtron për lëvizjen
LGBT një sërë objektivash dhe përparësish të cilat burojnë nga nevojat aktuale
të komunitetit, arritjet e bëra deri tani dhe punët e planifikuara për këtë
vit. Për këtë qëllim Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri dhe Zyra e Komisioneres për
Mbrojtjen nga Diskriminimi organizuan në fillim të këtij viti workshopin “Politika
përfshirëse dhe mos-diskriminuese për personat LGBT”, i cili kishte për qëllim të bënte një
prezantim të politikave përfshirëse dhe mos-diskriminuese ndaj personave
LGBT në vend dhe praktikave më të mira të zbatuara.
Në takim mori pjesë edhe
Avokati i Popullit, zv.Ministrja e Punëve të Brendshme, përfaqësues nga
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Integrimit, Ministrisë
së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë, Bashkisë Tiranë, përfaqësues të organizatave lokale dhe ndërkombëtare,
trupit diplomatik në vend, media, etj.
Takimi u hap nga Moderatori z. Altin Hazizaj i cili tha
se nga insitucionet publike dhe ato të pavarura pritet që viti 2014 të hapë një
faqe të re përsa i përket respektimit dhe garantimit të të drejtave të
komunitetit LGBT në vend. Një plan aktivitetesh i dizenjuar dhe zbatuar
bashkarisht do të ishte i mirëpritur. Ai tha se edhe pse Shqipëria sot renditet
ndër vendet e para në rajon përsa i përket respektimit të të drejtave të
komunitetit LGBT ende mbetet shumë për tu bërë. Organizimi i Paradës do të jetë
një ndër prioritet e punës së PE për vitin 2014 dhe për këtë duhet bashkëpunimi
dhe mbështetja e të gjithë aktorëve.
Znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga
Diskriminimi, në fjalën e saj përmendi punën që ky institucion ka bërë në
mbrojtje të komunitetit LGBT nga diskriminimi. Ajo tha se Institucioni ka
trajtuar 7 çështje diskriminimi ndaj komunitetit LGBT, në 3 raste shkelësit janë
sanksionuar me gjobë dhe në 4 raste të tjera me rekomandime. Aktualisht në kuadër
të raportit të përgjithshëm vjetor që zyra harton është duke u punuar edhe për
raportin për situatën e komunitetit LGBT, raport i cili do i çohet edhe Parlamentit.
Ajo u shpreh se janë bërë disa rekomandime për ndryshime në Kodin e Punës,
Kodin Penal, Kodin e Familjes në favor të komunitetit LGBT, jo të gjitha janë
marr parasysh por rekomanime do vazhdojnë të bëhen edhe këtë vit. Ajo tha se në
vijim do ti jepet rëndësi edhe adrresimit të ankesave tek KMD nga qytetarët dhe
të gjitha komunitetet.
Etleva Sheshi, përfaqsuese e MMSR tha se janë bërë hapa
pozitivë në drejtim të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të Komunitetit
LGBT në vend. Është hartuar Plani i Masave kundër
diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor 2012-2014, i cili udhëhiqet nga MMSR por kanë rol kryesor në zbatimin e tij edhe ministritë, insitucionet e pavaruara dhe OJF-të. Sipas znj. Sheshi, një ndër prioritet e MMSR për vitin 2014 është edhe zbatimi i planit të masave. Ministria ka parashikuar gjithashtu disa ndryshime dhe përshtatje të legjislacionit në fuqi, janë bërë disa rekomandime për ndryshime në kodin e punës dhe atë të familjes. Gjithashtu Ministria është e hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët që do të bënin të mundur trajnimin e stafit që është në kontakt direkt me komunitetin (administratorët socialë dhe punonjësit e zyrave rajonale të punës) dhe për ekspertizë nga modelet pozitive të vendeve të tjera. Ende mbetet sfidë për Shqipërinë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë sonë për çështjet LGBT dhe ministria do vazhdojë punën për të bërë të mundur këtë ndërgjegjësim. Ajo tha se është duke u pergatitur një plan shtetëror për përmbushjen e rekomandimit 5 të BE për Shqipërinë.
diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor 2012-2014, i cili udhëhiqet nga MMSR por kanë rol kryesor në zbatimin e tij edhe ministritë, insitucionet e pavaruara dhe OJF-të. Sipas znj. Sheshi, një ndër prioritet e MMSR për vitin 2014 është edhe zbatimi i planit të masave. Ministria ka parashikuar gjithashtu disa ndryshime dhe përshtatje të legjislacionit në fuqi, janë bërë disa rekomandime për ndryshime në kodin e punës dhe atë të familjes. Gjithashtu Ministria është e hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët që do të bënin të mundur trajnimin e stafit që është në kontakt direkt me komunitetin (administratorët socialë dhe punonjësit e zyrave rajonale të punës) dhe për ekspertizë nga modelet pozitive të vendeve të tjera. Ende mbetet sfidë për Shqipërinë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë sonë për çështjet LGBT dhe ministria do vazhdojë punën për të bërë të mundur këtë ndërgjegjësim. Ajo tha se është duke u pergatitur një plan shtetëror për përmbushjen e rekomandimit 5 të BE për Shqipërinë.
z. Igli Totozani, Avokati i popullit tha se ajo çka vërehet
sot në shoqërinë shqiptare është diskriminimi dhe paragjykimi ndaj komunitetit
LGBT dhe se institucioni i AP ka qenë dhe vazhdon të qëndrojë në krah të këtij
komuniteti. Ai përmendi punën që AP ka bërë në këtë drejtim si, përgatitja e
rekomandimeve për ish-ministrinë e Punës për futjen e orientimit seksual dhe
identitetit gjinor si shkak për diskriminim në Kodin e Punës, propozim i cili është
pranuar dhe shpresohet që të përfshihen në ndryshimet e Kodit. Gjithashtu AP i
propozoi Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në Kodin Penal, futjen e orientimit
seksual tek rrethanat rënduese, ndryshim i cili u miratua dhe ka hyrë në fuqi. Janë
bërë disa propozime tek Ministria e Arsimit për ndryshime në tekstet shkollore,
janë propozuar ndryshime edhe në Kodin e Familjes për legalizimin e bashkëjetesës
mes personave të të njëjtit seks. Ai tha se pavarësisht këtyre ende ngelet shumë
për tu bërë, duhet të punojmë të gjithë së bashku për të përfaqësuar interesat
e këtij komuniteti.
Më pas z. Artan Karoli, drejtues i Ambasadës PINK bëri një
prezantim të broshurës informuese përgatitur nga organizata, qëllimi i së cilës
është ndërgjegjësimi i zyrtarëve publikë për terminologjinë dhe çështjet LGBT.
Kjo broshurë e parë e këtij lloji për zyrtarët publikë do të shpërndahet në të
gjitha institucionet shtetërore.
Znj. Elona Gjebrea, zv Ministre e Punëve Publike, në fjalën
e saj shprehu angazhimin personal dhe institucional në mbrojtje të të drejtave
të njeriut në vend dhe komunitetit LGBT. Ajo tha se janë shumë të rëndësishme
debatet e hapura në nivel lokal për ndërgjegjësimin e publikut dhe shoqërisë.
Pjesa e dytë e takimit, u përqëndrua në diskutime të
hapura mes pjesmarrësve dhe konkludoi në një sërë rekomandimesh të cilat duhet
të mbahen parasysh nga të gjithë aktorët për iniciativa të përbashkëta përgjatë
vitit 2014, në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të personave LGBT në
vend. Përfaqësues të KMD, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë,
MMSR dhe organizatave të shoqërisë civile morën fjalën duke bërë sugjerime e
rekomandime.
Disa nga rekomandimet
kryesore që dolën nga ky ëorkshop janë:
- Të ndërgjegjësohen dhe trajnohen
stafet mësimore për të qenë dashamirës ndaj çdo komuniteti të margjinalizuar;
- Të rishikohen Kurrikulat mësimore
për shmangien e programeve diskriminuese;
- Të parashikohen orë të
hapura ose ekstra-kurrikulare në shkolla për ndërgjegjësimin e nxënëësve kundër
diskriminimit;
- Të ndërgjegjësohen studentët
dhe pedagogët e arsimit universitar;
- Të ndërgjegjësohen dhe
fuqizohen prindërit e personave LGBT;
- Ministria e Rendit dhe
Ministria e Mbrojtjes të hartojnë politika të brendshme për mbrojtjen e personave
LGBT;
- Të krijohet Rrjeti i aktorëve (insitucione shtetërore + OJF) në
mbështetje të personave LGBT;
- Të përcaktohen Pikat Fokale
në çdo ministri që do të mbulojnë çështjet LGBT;
- Komisioni Kombëtar i Ndihmës
Juridike të përfshihet në tryezat e diskutimit për problemet që hasin personat
LGBT;
- Të vendosen standarte për
kurrikulat /edukimin shëndetësor në shkolla;
- Mjekët e shkollave të jenë
pjesë e diskutimeve, prezantimeve me nxënësit, në mbështetje të personave LGBT;
- Të forcohet bashkëpunimi me
Kuvendin e Shqipërisë dhe të avokohet për miratimin e ndryshimeve legjislative
të propozuara;
- Të trajnohen në vazhdimësi
stafet e insitucioneve publike dhe atyre jo-publike si edhe bizneseve për
mosdiskriminimin dhe të drejtat e personave LGBT;
- Të ofrohet ekspertizë nga
vendet me eksperiencë pozitive në drejtim të respektimit të të drejtave të
personave LGBT, për zyrtarët publikë;
- Të ndërmerren fushata
ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për publikun e gjerë në nivel kombëtar;
No comments:
Post a Comment