Parlamenti Europian ka miratuar dy ligje të reja
për të reformuar mbrojtjen e të dhënave në Bashkimin Europian.
Deri më tani, BE-ja e ka rregulluar mbrojtjen e të
dhënave nëpërmjet një direktive të vitit 1995, të papërshtatur mirë me
gjithë praninë moderne të të dhënave personale. Komisioni Europian propozoi një
kornizë të re të BE-së në formën e dy teksteve ligjore: një udhëzim dhe një
rregullore.
Parlamenti Europian miratoi disa ndryshime në këto
dy propozime. Ato përfshijnë masa për mbrojtjen e informacionit privat në
lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor të personave.
Eurodeputetët specifikuan se "përpunimi i të
dhënave personale, duke zbuluar racën apo origjinën etnike, mendimet politike,
fenë ose bindjet filozofike, orientimin seksual apo identitetin gjinor [...] duhet
të ndalohen" (neni 9 i rregullores). Janë parashikuar edhe përjashtime të
ngushta.
Rregullat e reja të miratuara sot shtojnë
profilizimin, për shembull klasifikimin e individëve në bazë të
karakteristikave të tyre personale, "duhet të ndalohet" kur ai
"ka efektin e diskriminimit kundër individëve në bazë të racës apo
origjinës etnike, mendimit politik, fesë apo besimeve, anëtarësisë në
sindikata, orientimit seksual ose identitetit gjinor " (neni 20 në
rregullore).
Jan Albrecht, Euro Deputet, anëtar i LGBT
intergrup dhe autor i rezolutës së miratuar, ka sqaruar se "Karta e të
Drejtave Themelore në mënyrë të qartë përcakton të drejtën e individëve për të
patur të dhënat e tyre personale të mbrojtura, dhe kjo rregullore e re garanton
pikërisht këtë gjë."
"Është e një rëndësie të veçantë që individët
të mos shohin karakteristikat e tyre personale të përdorura kundër vullnetit të
tyre - duke përfshirë edhe orientimin seksual e identitetin gjinor."
Sirpa Pietikäinen EuroDeputet, Zv.President i LGBT
intergrup dhe zëdhënës i ALDE në këtë rezolutë, shtoi: "Unë jam
jashtëzakonisht i lumtur që këto rregulla të reja në mënyrë eksplicite përmendin
orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Qeveritë kombëtare tani duhet të
ndjekin shembullin e Parlamentit, dhe të tregojnë se sa i vlerësojnë të dhënat
personale të qytetarëve të tyre. "
Këshilli i Bashkimit Europian, duke mbledhur 28
qeveritë kombëtare të BE-së, duhet tani të miratojë ndryshimet e veta tek propozimet.
No comments:
Post a Comment