Monday, November 10, 2014

Shoqeria Civie kerkon konsultim per Buxhetin 2015


KUVENDI I SHQIPËRISË TË MOS MIRATOJË PROJEKT-BUXHETIN E QEVERISË PËR VITIN 2015 PA U KONSULTUAR ME SHOQËRINË CIVILE DHE GRUPET E INTERESIT NË SHQIPËRI

Drejtuar: Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Z.  Erion Braçe, Kryetar i Komisionit per Ekonomine dhe Financat, Z. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Znj. Vasilika Hysi , Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Znj. Olta Xhaçka, Kryetare e Nënkomisionit për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje, Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, Z. Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Z. Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Grupit Parlamentar të PR-se, Z. Shpëtim Idriz, Kryetar i Grupit Parlamentar të PDIU-së
                    
E/I Nderuar Zonjë/Zotëri,

Shoqëria Civile  ka tashmë dy ditë që është informuar, nëpërmjet medias së shkruar, lidhur me dorëzimin e projekt-buxhetit të vitit 2015 nga ana e Qeverisë në Kuvendin e Shqipërisë. Njoftimi zyrtar ka ardhur nëpërmjet Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, e cila e ka dorëzuar projekt-ligjin për buxhëtin në Kuvend, në datë  3 Nëntor 2014.

Sipas deklaratës së saj, sektorët kryesorë që do të mbështeten nga qeveria për vitin e ardhshëm janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Ajo deklaron se qeveria dhe Parlamenti bashkëveprojnë me institucionet dhe grupet e interesit për të vendosur se si do të përdoren me sa më shumë efektivitet të ardhurat e mbledhura gjatë këtij viti, në 2015-ën. Një version i detajuar draft-Buxhetit për vitin 2015 nuk i është berë publik ende as në faqen e Kryeministrisë dhe as në atë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ne duam të shprehim shqetësimin tonë të menjëhershëm mbi faktin që Projekt-Buxheti i Qeverisë për vitin 2015 nuk është konsultuar deri më sot nga asnjë ministri apo institucion publik me  përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri dhe të organizatave joqeveritare, duke thyer kështu një traditë demokratike dhe pozitive të ngritur nga të dy palët pas vite të tëra pune dhe avokatësie, ku programet buxhetore të ministrive gjithmonë janë konsultuar me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare, si përfaqësuese dhe mbrotjtëse të interesave dhe të të drejtave të grupeve të ndryshme shoqërore.

Për çka më sipër, organizatat që mbështesin këtë deklaratë publike në emër të shoqërisë civile në Shqipëri, i kërkojnë me forcë Kuvendit të Shqipërisë dhe ju si pjestar i saj, që të mos miratoni Projekt-buxhetin e Qeverisë për vitin 2015, pa e konsultuar me pare me shoqërinë civile, organizatat joqeveritare dhe grupet e interesit. Nisur nga eksperienca e seancave dëgjimore që u organizuan gjatë vitit të kaluar, ku ishte e pamundur që të ndryshohej Projekt-buxheti, ne kërkojmë që këtë vit të gjitha komisionet parlamentare të kenë të drejtë të ndryshojnë dhe përmirësojnë programet buxhetore të Qeverisë dhe ku mendimet e shoqërisë civile të jenë vendimtare në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, ne nuk mund të rrimë pa sjellë në vemendjen tuaj kërkesën tonë që prezantimi i Projekt-Buxhetit 2015 te mos behët në standartin formal të tij, por të përkëthehet në përqindje të GDP-së dhe sa shkon për të mbështetur çdo grup shoqëror në Shqipëri, me vemendje të posaçme fëmijët, gratë, minoritetet, grupet e margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar etj.

Nisur nga sa më sipër ne do të mirëprisnim dhe jemi të gatshëm të punojmë ngushtësisht me Kuvendin e Shqipërisë dhe ju si përfaqësues të Komisioneve të përhershme parlamentare, për të arritur në një Buxhet të shtetit tonë që merr në konsideratë dhe respekton qytetarët e saj.

Ne shpresojmë në mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Sinqerisht,

Organizatat mbështetëse të kërkesës



  1. Agjensia Rajonale  Zhvillimit Vlore - ARZHV
  2. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
  3. Ambasada PINK
  4. ARSIS
  5. AWEN- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
  6. Albania Community Assist
  7. Dimension Human Shkodër
  8. Epoka e Re Fier
  9. Fondacioni "Harriet Martineau"
  10. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
  11. Forumi i Gruas Elbasan
  12. Gruaja Intelektuale Shkodrane
  13. Gratë në Fokusin e Zhvillimit  Kuçovë
  14. Instituti i Kërkimit Urban
  15. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
  16. Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri
  17. Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë
  18. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  19. Linja e Këshillimit për Fëmijë - ALO 116
  20. Në Dobi të Gruas Shqiptare
  21. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
  22. Open Mind Spectrum Albania (OMSA) 
  23. Partnerë për Fëmijët
  24. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
  25. Qendra per Ndryshim/ Vlorë
  26. Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
  27. Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës
  28. Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
  29. Res Publica
  30. Rinia në Sipërmarrjen e Lirë, Kukës
  31. Roma Active Albania
  32. Rrjeti i Grave ‘Barazi në Vendimmarrje’
  33. Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen"
  34. Rinia per te Drejtat e Njeriut Shqiperi (YHR - ALBANIA) 
  35. Edukimi Social dhe Mbrojtja e Mjedisit, Vlorw
  36. Shoqata Ndihmoni Jetën
  37. Shoqata në Mbrojtje të të Drejtave të Kulturës për Fëmijë
  38. Shoqata Qëndistaret Korçë
  39. Shtëpia e të Drejtave të Njeriut / CRCA Shqipëri
  40. Shoqata Rome “Ushten”
  41. Të bashkuar pro kauzës LGBT
  42. Tirana Legal Aid Society, TLAS
  43. Unioni Amaro-Drom

Monday, October 27, 2014

Ambasada PINK pjesë e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës



Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri si anëtare e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, rrjet organizatash jo-qeveritare dhe forumesh politike  për të rinjtë, bëhët pjesë e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak Tiranë.

Në datën 24 Tetor u nënshkrua edhe akti i themelimit të këtij Bordi pranë Këshillit Bashkiak, me pjesëmarrjen e plot 33 organizatave të cilat do të jenë pjesë e strukturës këshilluese. Bordi i ri do të mundësoje rritjen e përfaqësimit të të rinjve të Tiranës në nivel lokal në të gjitha fazat e vendim-marrjes dhe hartimit të politikave për të rinjtë. 



Wednesday, October 15, 2014

Estonia njeh ciftet e te njejtit seks



Javën e kaluar Parlamenti i Estonisë miratoi ligjin e bashkëjetesës i cili do të jetë neutral përsa i takon gjinive që mund ta kërkojnë këtë të drejtë, çka garanton që personat e të njëjtit seks do mund të gëzojnë ligjërisht të njëjtat të drejta që shoqërohen me martesën. 

Estonia bëhet kështu vendi i parë nga ish vendet e Bashkimin Sovietik që njeh ligjerisht familjet e gjinisë së njëjtë. Ligji i bashkëjetesës u jep gjithashtu të drejtën çifteve që të aplikojnë bashkarisht për të adoptuar fëmijë.

Monday, October 13, 2014

6 të rinj aktivistë dhe studentë vlerësohen për mbështetjen e Seminarit ndërkombëtar



13 Tetor 2014 - Gjashtë të rinj dhe të reja u çertifikuan në datën 6 Tetor nga Ambasada PINK për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në Seminarin Ndërkombëtar “I/E lirë për tu shprehur – të luftojmë fjalimet e urrejtjes homofobike dhe transfobike” zhvilluar në Tiranë në datat 25-27 Shtator nga rrejti ndërkombëatar i organizatave rinore LGBT, BABELNOR. 

I mirëpritur si aktivitet nga Ambasada PINK / LGBT Pro, seminari synoi të rriste kapacitetet e pjesëmarrësve për të gjetur mënyra si ti përgjigjen fjalimeve të urrejtjes të cilat përdoren shpesh kundër personave LGBT dhe grupeve të tjera vulnerabël. Ekspertë nga Këshilli i Europës zhvilluan trajnime për një njohje më të mirë të fjalimeve të urrejtjes dhe zhvillimin e kuadrit ligjor dhe mekanizmave në zgjidhjen e këtij fenomeni. 

Vullnetarët dhe pjesëmarrësit nga Shqipëria përfituan nga trajnimi dhe shkëmbimi me aktivistët duke i ndihmuar ata në njohjen e Tiranës, zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe sensibilizuese në Tiranë dhe në lehtësimin e disa proceseve. 

Ambasada PINK i falenderoi pjesëmarrësit dhe vullnetarët nga Shqipëria duke qenë të ndërgjegjshëm se falë njohurive dhe eksperiencës së fituar këta të rinj do të jenë aleatë në rritjen e njohurive të publikut për tematikat LGBTI. 

Edhe një here skuadra e PINK falenderon Tea Hodaj, Denis Arapi, Xhuljana Çelaj, Elisa Xhafkollari, Iris Plangarica, Emi Lamllari, Eni Merepeza dhe Marsida Kacollja.