13 Tetor 2014 - Gjashtë të rinj dhe të reja u çertifikuan në
datën 6 Tetor nga Ambasada PINK për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në
Seminarin Ndërkombëtar “I/E lirë për tu
shprehur – të luftojmë fjalimet e urrejtjes homofobike dhe transfobike” zhvilluar
në Tiranë në datat 25-27 Shtator nga rrejti ndërkombëatar i organizatave rinore
LGBT, BABELNOR.
I mirëpritur si aktivitet nga Ambasada PINK / LGBT Pro,
seminari synoi të rriste kapacitetet e pjesëmarrësve për të gjetur mënyra si ti
përgjigjen fjalimeve të urrejtjes të cilat përdoren shpesh kundër personave
LGBT dhe grupeve të tjera vulnerabël. Ekspertë nga Këshilli i Europës zhvilluan
trajnime për një njohje më të mirë të fjalimeve të urrejtjes dhe zhvillimin e
kuadrit ligjor dhe mekanizmave në zgjidhjen e këtij fenomeni.
Vullnetarët dhe pjesëmarrësit nga Shqipëria përfituan nga
trajnimi dhe shkëmbimi me aktivistët duke i ndihmuar ata në njohjen e Tiranës,
zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe sensibilizuese në Tiranë dhe
në lehtësimin e disa proceseve.
Ambasada PINK i falenderoi pjesëmarrësit dhe vullnetarët nga
Shqipëria duke qenë të ndërgjegjshëm se falë njohurive dhe eksperiencës së
fituar këta të rinj do të jenë aleatë në rritjen e njohurive të publikut për
tematikat LGBTI.
Edhe një here skuadra e PINK falenderon Tea Hodaj, Denis
Arapi, Xhuljana Çelaj, Elisa Xhafkollari, Iris Plangarica, Emi Lamllari, Eni
Merepeza dhe Marsida Kacollja.
No comments:
Post a Comment