KUVENDI I SHQIPËRISË TË MOS MIRATOJË PROJEKT-BUXHETIN E QEVERISË PËR VITIN 2015 PA U KONSULTUAR ME SHOQËRINË CIVILE DHE GRUPET E INTERESIT NË SHQIPËRI
Drejtuar: Z. Ilir Meta, Kryetar i
Kuvendit të Shqipërisë, Z. Erion Braçe, Kryetar i Komisionit per Ekonomine dhe Financat, Z. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit të Punës,
Çështjeve Sociale dhe
Shëndetësisë, Znj.
Vasilika Hysi , Kryetare e
Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Znj. Olta Xhaçka, Kryetare e Nënkomisionit për Çështjet e të
Miturve, Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje, Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i
Grupit Parlamentar të PS-së, Z. Edi
Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Z. Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Grupit Parlamentar të PR-se, Z. Shpëtim
Idriz, Kryetar i
Grupit Parlamentar të PDIU-së
E/I
Nderuar Zonjë/Zotëri,
Shoqëria
Civile ka tashmë dy ditë që është
informuar, nëpërmjet medias së shkruar, lidhur me dorëzimin e projekt-buxhetit
të vitit 2015 nga ana e Qeverisë në Kuvendin e Shqipërisë. Njoftimi zyrtar ka
ardhur nëpërmjet Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj.
Ermonela Felaj, e cila e ka dorëzuar projekt-ligjin për buxhëtin në Kuvend, në
datë 3 Nëntor 2014.
Sipas
deklaratës së saj, sektorët kryesorë që do të mbështeten nga qeveria për vitin
e ardhshëm janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Ajo deklaron se qeveria
dhe Parlamenti bashkëveprojnë me institucionet dhe grupet e interesit për të
vendosur se si do të përdoren me sa më shumë efektivitet të ardhurat e
mbledhura gjatë këtij viti, në 2015-ën. Një version i detajuar draft-Buxhetit për
vitin 2015 nuk i është berë publik ende as në faqen e Kryeministrisë dhe as në
atë të Kuvendit të Shqipërisë.
Ne
duam të shprehim shqetësimin tonë të menjëhershëm mbi faktin që Projekt-Buxheti
i Qeverisë për vitin 2015 nuk është konsultuar deri më sot nga asnjë ministri
apo institucion publik me përfaqësuesit
e shoqërisë civile në Shqipëri dhe të organizatave joqeveritare, duke thyer kështu
një traditë demokratike dhe pozitive të ngritur nga të dy palët pas vite të tëra
pune dhe avokatësie, ku programet buxhetore të ministrive gjithmonë janë
konsultuar me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare, si përfaqësuese
dhe mbrotjtëse të interesave dhe të të drejtave të grupeve të ndryshme shoqërore.
Për
çka më sipër, organizatat që mbështesin këtë deklaratë publike në emër të shoqërisë
civile në Shqipëri, i kërkojnë me forcë Kuvendit të Shqipërisë dhe ju si
pjestar i saj, që të mos miratoni Projekt-buxhetin e Qeverisë për vitin 2015,
pa e konsultuar me pare me shoqërinë civile, organizatat joqeveritare dhe grupet
e interesit. Nisur nga eksperienca e seancave dëgjimore që u organizuan gjatë
vitit të kaluar, ku ishte e pamundur që të ndryshohej Projekt-buxheti, ne
kërkojmë që këtë vit të gjitha komisionet parlamentare të kenë të drejtë të
ndryshojnë dhe përmirësojnë programet buxhetore të Qeverisë dhe ku mendimet e
shoqërisë civile të jenë vendimtare në këtë drejtim.
Nga
ana tjetër, ne nuk mund të rrimë pa sjellë në vemendjen tuaj kërkesën tonë që
prezantimi i Projekt-Buxhetit 2015 te mos behët në standartin formal të tij,
por të përkëthehet në përqindje të GDP-së dhe sa shkon për të mbështetur çdo
grup shoqëror në Shqipëri, me vemendje të posaçme fëmijët, gratë, minoritetet,
grupet e margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar etj.
Nisur
nga sa më sipër ne do të mirëprisnim dhe jemi të gatshëm të punojmë ngushtësisht
me Kuvendin e Shqipërisë dhe ju si përfaqësues të Komisioneve të përhershme
parlamentare, për të arritur në një Buxhet të shtetit tonë që merr në
konsideratë dhe respekton qytetarët e saj.
Ne
shpresojmë në mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.
Sinqerisht,
Organizatat mbështetëse të kërkesës
- Agjensia Rajonale Zhvillimit Vlore - ARZHV
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
- Ambasada PINK
- ARSIS
- AWEN- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
- Albania Community Assist
- Dimension Human Shkodër
- Epoka e Re Fier
- Fondacioni "Harriet Martineau"
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
- Forumi i Gruas Elbasan
- Gruaja Intelektuale Shkodrane
- Gratë në Fokusin e Zhvillimit Kuçovë
- Instituti i Kërkimit Urban
- Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
- Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri
- Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Linja e Këshillimit për Fëmijë - ALO 116
- Në Dobi të Gruas Shqiptare
- Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
- Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
- Partnerë për Fëmijët
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
- Qendra per Ndryshim/ Vlorë
- Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
- Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës
- Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
- Res Publica
- Rinia në Sipërmarrjen e Lirë, Kukës
- Roma Active Albania
- Rrjeti i Grave ‘Barazi në Vendimmarrje’
- Rrjeti i Qendrave për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen"
- Rinia per te Drejtat e Njeriut Shqiperi (YHR - ALBANIA)
- Edukimi Social dhe Mbrojtja e Mjedisit, Vlorw
- Shoqata Ndihmoni Jetën
- Shoqata në Mbrojtje të të Drejtave të Kulturës për Fëmijë
- Shoqata Qëndistaret Korçë
- Shtëpia e të Drejtave të Njeriut / CRCA Shqipëri
- Shoqata Rome “Ushten”
- Të bashkuar pro kauzës LGBT
- Tirana Legal Aid Society, TLAS
- Unioni Amaro-Drom
No comments:
Post a Comment