Rrjeti BABELNOR solli në Tiranë 30 aktivistë të rinj dhe
ekspertë nga e gjithë Europa
Tiranë
– Aktivistë nga rrjeti i organizatave rinore, BABELNOR, u mblodhën për tre ditë
në kryeqytetin shqiptar, për zhvillimin e seminarit ndërkombëtar “I/E lirë për tu shprehur – të luftojmë
fjalimet e urrejtjes homofobike dhe transfobike”.
Seminari
tre ditor, 25-27 Shtator, i cili u mirëprit nga Ambasada PINK / LGBT Pro, si anëtare
e rrjetit BABELNOR, solli aktivistë nga Ballkani, Europa Lindore dhe Vendet
Nordike.
Ceremonia
e Seminarit u përshëndet nga Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Komisionerja
për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, përfaqëesuesja e Ministrisë së
Mirëqenies dhe Rinisë, Znj. Enkelejda Lopari dhe dretuesja e Departamentit
SOGIE, që punon për komunitetin LGBT pranë Këshillit të Europës në Strasburg
Znj. Eleni Tsesekou. Në fjalën e saj, Znj. Tsesekou ftoi aktivistët e rinj ti përdorin
mekanizmat e ofruara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të avancuar të
drejtat e tyre dhe për të luftuar fjalimet e urrejtjes.
Ceremonia
u pasurua më tej edhe me hapjen e Ekspozitës “Shija e Lirisë”, një koleksion
fotografish nga momente të ndryshme demonstratash dhe protestash në Shqipëri
dhe disa vende të Ballkanit gjatë viteve të fundit. Ekspozita u përshëndet nga
Z. Yngve Enstroem, Shef i Bashkëpunimit pranë Komisionit Europian në Tiranë.
Komisioni mbështeti realizimin e kësaj ekspozite, e cila shumë shpejt do të udhëtojë
nëpër disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetës së
personave LGBT në nivel lokal”.
Ekspozita
do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 Tetor, pranë Bar PUR-PUR, tek hyrja e
Liqenit Artificial në Tiranë.
Ndër
aktivitetet më interesante të seminarit ishte realizimi i një grafiti “NO HATE”
në Tiranë, përgatitja e një posteri në mbështetje të Paradës së Beogradit, që u
zhvillua në 28 Shtator si dhe aksione të tjera ndërgjegjësuese nëpër qytet. Aktivistët
ranë gjithashtu dakord për të implementuar dy aktivitete të tjera ndërgjegjësuese
brenda muajit Nëntor nga vendet e tyre.
Fjalimet
e urrejtjes janë një problem i madh në të gjithë Europën dhe shumë punë mbetet
ende për të bërë. Përpjekjet e aktivistëve LGBT janë të shumta për t’ju kundër-përgjigjur
këtij fenomeni në mediat tradicionale dhe të reja, rrugë, shkolla, lagje etj.
Seminari synoi të identifikojë mënyra krijuese për ta luftuar fenomenin dhe për
të ndryshuar perceptimet e shoqërisë mbi personat e komunitetit LGBTIQ.
--- --- ---- ---