Koment për të Drejtat e Njeriut
Këshilli i Europës
Strasburg, 2 Tetor 2014
Fëmijët lesbike, gej, biseksualë, trans dhe
interseks (LGBTI) janë shpesh viktima të bulizmit dhe dhnës në shkolla, shtëpi
dhe media sociale. Kjo ka një ndikim serioz në mirëqenien e tyre dhe i pengon
ata të jenë të hapur për personalitetin e tyre. Si gjithë fëmijët e tjerë, edhe
ata LGBTI kanë të drejtën të gëzojnë të drejtat e tyre dhe kanë nevojë për një
mjedis të sigurtë në mënyrë që të marrin pjesë plotësisht në jetën shoqërore.
Përgjigjet
ndaj bulizmit
Sipas një vezhgimi të kryer nga Agjencia Europiane
për të Drejtat Themelore (FRA), të paktën 60% e personave LGBT kanë përjetuar
komente apo sjellje negative në shkolla për shkak të orientimit të tyre seksual
apo identitetit gjinor. 80% kishin hasur në sjellje negative të të tjerëve si
rezultat i perceptimit të një nxënësi/seje në shkollë si LGBT. Për shkak të
shpestësisë së sjelljeve negative drejt personave LGBT nuk është surprizë që 2
nga 3 fëmijë LGBT e fshehin identitetin e tyre LGBT gjatë kohës që ndjekin
shkollën.
Kjo situatë është e papranueshme dhe i vendos fëmijët
LGBT nën një presion shumë të madh, sidomos tek ata fëmijë që rrezikojnë të kenë
tendenca vetvrasje. Sipas një studimi të kryer në Irlandë, më shumë se gjysma e
personave LGBT të anketuar, që ishin të moshës 25 vjeç ose më të rinj, kishin
menduar seriozisht, të paktën një herë, për të vrarë veten e tyre. Është e qartë se bulizmi ndikon negativisht në
rezultatet mësimore të fëmijëve dhe shkel të drejtën e tyre për tu arsimuar të
pa-diskriminuar, ashtu si edhe të drejtën për të shijuar standartet më të larta
të shëndetit.
Shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurtë për të
gjithë nxënësit. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka bërë të qartë
se fjalimet homofobike në mjediset shkollore nuk mbrohen nga Konventa Europiane
që garanton të drejtën e shprehjes. Përballja me sjelljet homofobike dhe
transfobike kërkon vëmendjen e vazhdueshme të shkollave dhe autoriteteve
edukative. UNESCO dhe Organizata Rinore Ndërkombëtare e personave Lesbike, Gej,
Biseksualë, Transgjinorë dhe Queer kanë prodhuar udhërrëfyes të posaçëm për përgjigje
efektive. Irlanda ka paraqitur kërkesa të posaçme ligjore dhe praktika të
detyrueshme për adrresimin e bulizmit homofobik dhe transfobik ne shkolla, së
bashku me një plan konkret veprimi.
E drejta e Informimit
Fëmijët kanë të drejtë të marrin informacion të
faktuar mbi seksualitetin dhe diversitetin gjinor. Përpjekjet anti-bulizëm
duhet të mbështeten nga sistemi arsimor në lidhje me barazinë, gjininë dhe
seksualitetin. Raportuese Special i OKB-së për të drejtën e arsimit ka vënë
theksin tek e drejta e fëmijëve për edukim tërësor të fëmijëve pa diskriminim në
bazë të orientimit seksual apo identitetit gjinor. Është e rëndësishme që
stereotipet për gjininë dhe seksualitetin të vihen në pyetje në shkolla. Këshilli
Europian për të Drejtat Sociale ka gjetur shkelje të Kartës Sociale Europiane në
lidhje me materialet mësimore duke vlerësuar se ato ishin “të njëanshme,
diskriminuese dhe poshtëruese, sidomos në përshkrimin e personave të orientimit
jo-heteroseksual”.
Shpesh mbrojtja e fëmijëve përdoret si argument për
të ndaluar dhënien e informacionit mbi çështjen LGBT tek fëmijët. Komisioni i
Venecia ka vlerësuar se argumenta të tillë nuk kalojnë parimet esenciale të
nevojës dhe proporcionalitetit të kërkuara nga Gjykata Europiane. Nuk ka asnjë
të dhënë që të tregojë se shpërndarja e informacionit pozitiv mbi personat LGBT
të ketë një ndikim negative tek fëmijët. Përkundrazi, është në interesin e fëmijëve
të informohen për seksualitetin dhe diversitetin gjinor.
Familja dhe
Strehimi
Shumë fëmijë LGBT përballen me paragjykime dhe dhunën
në shtëpitë e tyre. Pranimi i fëmijëve LGBTI është ende shumë i vështirë për
mjaft prindër dhe anëtarë të familjes. Studimi i
Fundamental
Rights Agency gjeti se 35% e
adoleshentëve nuk janë të hapur për faktin se janë LGBT tek të afërmit e tyre.
Në Mal të Zi, unë vizitova një qënder pritje dhe strehimi për personat LGBT dhe
aty takova të rinj të cilët ishin rrefuzuar nga familja e tyre dhe ishin
detyruar të braktisnin shtëpinë. Organizata që manaxhonte qendrën ndërmjetësonte
edhe marrëdhënien midis të rinjve LGBT dhe të afërmit e tyre dhe në disa raste
kishin arritur të pajtonin palët.
Kur detyrohen të largohen nga familjet e tyre, të
rinjtë LGBT rrezikojnë të kthehen në persona të pastrehë. Një studim në
Britaninë e Madhe tregon se rreth 25% e të rinjve të pastrehë janë LGBT. Kriza
ekonomike aktuale e bën edhe më të vështirë që personat LGBT të gjejnë punë apo
strehim. Kur të rinjtë LGBT nuk mund të mbështeten te mbështetja e familjeve të
tyre, rezultati mund të jetë një margjinalizim i gjatë me kosto shumë të larta
në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Fondacioni Albert Kennedy Trust në Britani
manaxhon streha të përkohshme dhe qendra akomodimi të përhershme për personat e
rinj LGBT së bashku me mbështetje sociale, profesionale dhe akademike. Shërbimet
e Bashkive dhe ato të financuara nga shtetet për personat e pastrehë duhet
gjithashtu të mirëpresin të rinjtë LGBTI.
E drejta për
vetvendosje
Fëmijët trans dhe intersex përballen me pengesa
specifike teksa ushtrojnë të drejten e tyre për vetvendosje. Si të mitur,
adoleshentët trans e kanë të vështirë të sigurojnë akses në shërbime specifike
mjekësore dhe mbështetëse për ta ndërkohë që fëmijët intersex shpesh i nënshtrohen
trajtimeve të pakthyeshme “normalizuese” menjëherë pas lindjes, pa miratimin e
tyre. Njohja ligjore e gjinisë se personave trans dhe interseks mbetet një
pengesë e madhe në shumë vende. Fëmijët janë mbajtës të të drejtave dhe ata
duhet të dëgjohen ndërkohë që merren vendime të rëndësishme për ta. Ndërhyrjet
dhe trajtimet e ricaktimit të gjinisë apo seksit duhet të bazohen në miratimin
dhe pranimin e tyre të plotë.
Fëmijët LGBT ndajnë problem të shumta të përbashkëta.
Në projektin “Vizioni për 2020”, të rinjtë intersex dhe trans të Finlandës
konsideruan si prioritet rritjen dhe zhvillimin e tyre në një mjedis të sigurt,
ashtu si edhe mbrojtjn e të drejtës për tu informuar. Gjithashtu ata vunë
theksin tek “e drejta për një jetë të sigurtë ligjërisht si anëtarë të barabartë
të shoqërisë” dhe kërkuan për një legjislacion të barabartë dhe gjithëpërfshirës.
Fuqizimi dhe
mbrojtja
Vizioni që kemi për të ardhmen duhet të jetë
realiteti i sotëm. Që tani, të gjitha qeveritë kanë detyrimin për të fuqizuar
dhe mbrojtur fëmijët LGBT. Respekti për mendimin e fëmijëve dhe mbrojtja e
interesit të tyre janë të parashtruara qartaz në Konventën e Kombeve të
Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve. Të drejtat e njeriut duhet të aplikohen
tek fëmijët LGBT pa asnjë lloj diskriminimi.
Fëmijët LGBT duhet të jenë të aftë të ushtrojnë të
drejtën e tyre të pjesëmarrjes në çdo fushë të jetës. Aksesi në informacion është një kusht bazik
për të mundësuar pjesëmarrjen dhe rolin në vendimarrje. Në të njëjtën kohë,
fëmijët LGBTI duhet të mbrojhen nga dhuna dhe bulizmi në shtëpi, shkolla, internet,
sporte dhe mjedise publike. Shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, Avokatët e
fëmijëve dhe policia duhet të bëjnë përpjekje të veçanta për të përfshirë
fëmijët në punën e tyre. Qeveritë duhet të ndërmarrin aksione të vazhdueshme
për të përmirësuar sigurinë dhe barazinë e fëmijëve LGBTI.
Nils Muižnieks
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut
Këshilli i Europës