Tuesday, September 30, 2014

Zhvillohet në Tiranë seminari ndërkombëtar për të luftuar fjalimet e urrejtjes



Rrjeti BABELNOR solli në Tiranë 30 aktivistë të rinj dhe ekspertë nga e gjithë Europa

Tiranë – Aktivistë nga rrjeti i organizatave rinore, BABELNOR, u mblodhën për tre ditë në kryeqytetin shqiptar, për zhvillimin e seminarit ndërkombëtar “I/E lirë për tu shprehur – të luftojmë fjalimet e urrejtjes homofobike dhe transfobike”.

Seminari tre ditor, 25-27 Shtator, i cili u mirëprit nga Ambasada PINK / LGBT Pro, si anëtare e rrjetit BABELNOR, solli aktivistë nga Ballkani, Europa Lindore dhe Vendet Nordike.

Ceremonia e Seminarit u përshëndet nga Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, përfaqëesuesja e Ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë, Znj. Enkelejda Lopari dhe dretuesja e Departamentit SOGIE, që punon për komunitetin LGBT pranë Këshillit të Europës në Strasburg Znj. Eleni Tsesekou. Në fjalën e saj, Znj. Tsesekou ftoi aktivistët e rinj ti përdorin mekanizmat e ofruara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të avancuar të drejtat e tyre dhe për të luftuar fjalimet e urrejtjes.

Ceremonia u pasurua më tej edhe me hapjen e Ekspozitës “Shija e Lirisë”, një koleksion fotografish nga momente të ndryshme demonstratash dhe protestash në Shqipëri dhe disa vende të Ballkanit gjatë viteve të fundit. Ekspozita u përshëndet nga Z. Yngve Enstroem, Shef i Bashkëpunimit pranë Komisionit Europian në Tiranë. Komisioni mbështeti realizimin e kësaj ekspozite, e cila shumë shpejt do të udhëtojë nëpër disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 Tetor, pranë Bar PUR-PUR, tek hyrja e Liqenit Artificial në Tiranë.

Seminari synoi të riste kapacitetet e pjesëmarrësve për të gjetur mënyra si ti përgjigjen fjalimeve të urrejtjes e cila shpesh përdoret kundër personave LGBT dhe shumë grupeve të tjera vulnerabël. Ekspertë të Këshillit të Europës zhvilluan trajnime për një njohje më të mirë të fjalimeve të urrejtjes dhe zhvillimin e kuadrit ligjor dhe mekanizmave kundër këtij fenomeni.

Ndër aktivitetet më interesante të seminarit ishte realizimi i një grafiti “NO HATE” në Tiranë, përgatitja e një posteri në mbështetje të Paradës së Beogradit, që u zhvillua në 28 Shtator si dhe aksione të tjera ndërgjegjësuese nëpër qytet. Aktivistët ranë gjithashtu dakord për të implementuar dy aktivitete të tjera ndërgjegjësuese brenda muajit Nëntor nga vendet e tyre.

Fjalimet e urrejtjes janë një problem i madh në të gjithë Europën dhe shumë punë mbetet ende për të bërë. Përpjekjet e aktivistëve LGBT janë të shumta për t’ju kundër-përgjigjur këtij fenomeni në mediat tradicionale dhe të reja, rrugë, shkolla, lagje etj. Seminari synoi të identifikojë mënyra krijuese për ta luftuar fenomenin dhe për të ndryshuar perceptimet e shoqërisë mbi personat e komunitetit LGBTIQ.

--- --- ---- ---

Zhvillohet me sukses Parada e Beogradit

Pas 3 vitesh dështimesh të njëpasnjëshme, Serbia garanton të drejtën e mbledhjes së komunitetit LGBT

28 Shtator, Beograd – Edhe pse me rreth 7000 policë,  vëmendjen maksimale të Qeverisë, dhe rreth 50 kundër-protestuesve, Parada e Beogradit u zhvillua me sukses dhe mbi 1000 aktivistë LGBT dhe mbështetës të tyre marshuan përpara institucioneve kryesore të kryeqytetit dhe kërkuan më shumë respekt për të drejtat e këtij komuniteti.

Forcat e mbrojtjes së Paradës përbëheshin nga policia anti-protesta, forcat speciale, mjete të blinduara, kanone uji etj për tu përballur me një sulm eventual të grupeve të ekstremit të djathtë. Mbi 50 protestues anti-LGBT u arrestuan gjatë këtij marshimi.

Në marshim morrën pjesë shumë figura publike përfshi edhe Kryebashkiakun Sinisa Mali i cili u tha mediave se: “Beogradi është një qytet i lirë, çka do të thotë se i mirëpret të gjithë dhe të gjithë këtu janë të barabartë”.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic e lejoi me hezitim zhvillimin e Paradës, ndërkohë që nuk kurseu qëndrimin e tij ndaj lidhjeve jo-heteroseksuale, duke dashur të sigurojë opinionin publik se ai nuk është pro këtij komuniteti.

Në fjalimin e tij për mediat u duk qartë pozicioni i Vuçic: “Asnjë xham nuk u thye sot dhe kjo i dedikohet forcave të sigurisë të cilat treguan se mund të garantojnë sigurinë. Shteti mund, duhet dhe di se si të respektojë Kushtetutën. Jemi gjithashtu mirënjohës për ata që mendojnë ndryshe, që përbëjnë maxhorancën dhe që vendosën të mos shkaktojnë incidente.”

“Ne nuk e kemi bërë këtë për të hyrë në BE, ose sepse respektojmë popullatën gay më shumë se sa kishën, por sepse respektojmë kushtetutën tonë dhe të drejtat e njeriut, edhe pse kjo nuk ka qenë diçka e lehtë apo në përputhje me bindjet tona personale.”

“Sot ne treguam se shteti mund të zbatojë ligjet dhe të garantojë të drejtat e çdokujt. Sot ne treguam se Serbia është një shtet serioz që garanton rendin publik”.

Pavarësisht deklaratës së Vuçic besohet gjerësisht se arsyeja kryesore e lejimit të Paradës ka qenë afrimi i mëtejshëm i vendit me BE-në dhe presioni i komunitetit ndërkombëtar që kanë kritikuar ashpër Serbinë për mos-lejimin për disa vite të zhillimit të këtij aktiviteti, duke përdorur sigurinë si justifikim.

Në vitin 2010, Parada LGBT u sulmua nga një grup shumë i madh ultra-nacionalistësh çka rezultoi në shkatërrimin e qendrës së Beogradit dhe lëndimin e mbi 150 personave.

Një natë më herët, në 27 Shtator, kundërshtarët e të drejtave LGBT protestuan në Beograd nën kushte të rrepta sigurie dhe praninë e një numri shumë të madh forcash të policisë.

Serbia, ashtu si një pjesë e vendeve të Ballkanit, njihen për homofobinë e lartë, e cila shpesh shkaktohet nga grupet konservatore fetare apo ato të ekstremit të djathtë. Pavarësisht popullaritetit të vogël të kësaj kauze në rajon, është shënuar një progres i madh në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor që garanton mbrojtjen nga diskriminimi, marrjen e masave për implementimin e politikave pozitive dhe njohjen të problemeve dhe nevojave të komunitetit LGBT në këto vende.

Për shumë analistë të lëvizjes LGBT, besohet se zhvillimi me sukses i Paradës LGBT në Serbi do të përmirësojë edhe më tej klimën ndaj këtij komuniteti dhe do të rrisë njohjen e mëtejshme të të drejtave të tyre nga qytetarët e vendeve të rajonit.

BELGRADE PRIDE FOR EVERYONE. NOW.

BABELNOR is a network of LGBTQ*-youth organisations from the Nordic Countries, Ukraine, Belarus and the Balkans. The BABELNOR workshop - annual event took place in Tirana 25th to 27th of September 2014 with 28 participants from 13 countries.

The BABELNOR workshop stands in solidarity with Belgrade pride taking place the 29th of September 2014. With the message “Pride for everyone” the BABELNOR workshop points out that expressing our identity as human beings is a fundamental part of the freedom of expression. The expression of your identity is an inseparable part of having one.

Creating an environment where each individual’s rights can be respected and protected is one of the challenges all contemporary societies in Europe face today. Serbia, together with the 47 other members of the Council of Europe have signed The European Convention on Human Rights (ECHR).

The rights of the LGBT(QI)* individuals are still not being protected equally as others by many member states of the Council of Europe. Therefore now more than ever it is important for each member to show that they stay dedicated to the core principles of the ECHR. That all human beings are born with inherent dignity and equal rights (check).

The unfortunate events that marked Serbia’s attempts to organize a safe Pride parade clearly shows that LGBT(QI)* people are not free to express themselves in Serbian society today. This is in violation with article 11 of the Convention on freedom of assembly and association which is also in misalignment with the EU-aquis on equality of all its citizens.

- The Police refrains the right to ban the gay parade at any moment. Therefore, I call on the citizens to maintain the constitutional order, the peace and stability, while respecting the right of every citizen, the Minister of interior of Serbia quoted.

On the other hand, the Prime Minister announced that he will not show his support on the streets of Belgrade tomorrow, and that he doesn’t feel the need to court to anyone, referring to the immense pressure of the international community upon Serbia to finally protect all of its citizens. - If there will be a parade at all, those who wish to, may go, that is their right. I won't go, and I don’t have the need to court anyone, he said.

Providing stable and peaceful environment in which everyone can practice their rights is a responsibility that can’t be reduced to simple courtship, that none Member State can ignore or diminish. Serbian Government must understand that LGBT(QI)* rights are human rights. Now.
The BABELNOR workshop asks the government to undertake the necessary measure to ensure the security and right to freedom of assembly of all its citizens, regardless of sexual orientation and gender identity.

-        BABELNOR workshop, Tirana, 27th of September 2014

Saturday, September 20, 2014

ÇMIMI “GRUAJA E VITIT 2014” - THIRRJE PËR NOMINIME

Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut / CRCA Shqipëri në partneritet me Olof Palme International Centre, ka kënaqësinë që përmes kësaj thirrje, të njoftojë hapjen e procesit të propozimeve të kandidateve për Çmimin “Gruaja e Vitit 2014”.

Kjo iniciativë ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre  në fusha të vështira shoqërore si politika, ekonomia/biznesi dhe shoqëria civile.

Përmes kësaj thirrje ne ftojmë të gjithë partnerët tanë dhe individët e interesuar që të nominojnë/kandidojnë me propozimet e tyre gra dhe vajza që kanë dhënë kontributin e tyre
në fusha si politika, ekonomia/biznesi dhe shoqëria civile, përgjatë vitit 2014 në vendin tonë dhe njëkohësisht që kanë mbështetur gra dhe vajza të tjera në këto fusha.

Dhënia e këtij çmimi, i pari i këtij lloji, do të synojë të shërbejë gjithashtu si një nxitje për gratë dhe vajzat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur gra dhe vajza të tjera, në vitet në vijim, të cilat dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe ekonomi.

Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për kandidate të Çmimit “Gruaja e Vitit 2014” janë: 

  • Gruaja e Vitit 2014 në Politikë
  • Gruaja e Vitit 2014 në Ekonomi/Biznes
  • Gruaja e Vitit 2014 në Shoqëri Civile
Gratë dhe vajzat mund të propozojnë veten ose të nominohen nga të tjerë  në tre kategoritë e sipërpërmendura duke plotësuar formularin e aplikimit në link:

Vlerësimi për propozimet do të bëhet nga një juri me përfaqësim gjithëpërfshirës nga të tre sektorët. Më pas propozimet e zgjedhura do të votohen e vlerësohen online nga publiku i gjerë për një periudhë një mujore. Në muajin Dhjetor, në një Aktivitet të hapur Publik, do të lançohen dhe ndahen çmimet sipas tre kategorive. Çmimet organizohen nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe në partneritet me The Olof Palme International Centre me financim të Qeverisë Suedeze.

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 15 Tetor 2014!